Ka përfunduar ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, kupërfaqësuesja jonë u mund me rezultatin 4-1, ndeshje e vlefshme për eliminatoret të Kupës së Botës 2022. Polakët ia dolën mbanë të shënojnë 4 gola me vetëm 4 gjuajtje në portë, po aq sa bëri edhe Shqipëria në këtë takim, por që shënoi vetëm një. Goli i parë u shënua nga Levandovski në minutën e 12-të. Më pas barazuan rezultatin me Cikalleshin, që shfrytëzoi më së miri një top perfekt të marrë nga Gjasula. Por, në minutën e 44-t, polakët përmbysën shifrat në 2-1. Levandovski fitoi një duel shpejtësie me Marash Kumbullën, duke përparuar më tepër seç duhej dhe pasi shmangu edhe Gjimshitin brenda zonës, Levandovski pasoi topin për Kriçoviak dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë që të shënojë.
Lineti vulosi gjithçka në minutën e 89-të duke i dhënë fitoren 4-1 Polonisë me katër gjuajtje në portë. Pas katër ndeshjeve në grupin I, Shqipëria ka 6 pikë pas dy fitoreve dhe dy humbjeve. Fitoret janë marrë ndaj Maltës dhe Andorrës, ndërsa humbjet ndaj Anglisë dhe Polonisë.