Cristiano Ronaldo-rikthimi te Man.United: Historia e shkruar njëherë do të përsëritet, unë jam këtu!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.08.2021, 12:32

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen ditën e sotme dhe ka folur më në fund për rikthimin e tij te Manchester United. Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo shkruan se vitet që ka kaluar me këtë klub janë më të rëndësishmet për karrierën e tij dhe historinë e vetë klubit. Më tej ai ka shkruar se të gjitha arritjet e tij të para në karrierë kanë ardhur nga lidhja e veçantë me klubin e "djajve të kuq".

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të madhe për Manchester United. Vitet që kam kaluar në këtë klub ku absolutisht mahnitëse dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja ari në historinë e këtij klubi të madh dhe të mahnitshëm.

Unë nuk mund të filloj as t ‘ i shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi shoh rikthimin tim në Old Trafford të njoftuar në mbarë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas gjithë kohërave që u ktheva të luaja kundër Man.United. Të bashkuar, madje edhe si kundërshtar dhe gjithmonë kam ndjerë kaq dashuri dhe respekt nga mbështetësit në tribunë. Kjo është absolutisht 100 % gjërat që ëndërrojmë! Liga ime e parë në vend, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në Kombëtaren Portugeze, Liga ime e parë e Kampionëve, Topi im i parë i artë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time!

Unë jam këtu!

U ktheva aty ku e kam vendin!

Le ta realizojmë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ju…”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit