JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ujësjellësi i Erion Veliajt harxhon 230 milionë për suport tek CCS e Genc Likoskëndaj
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/08/2021 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se Bashkia Tiranë ka filluar fuqishëm tenderat e dyshimtë. Kjo pasi për një farë kohe ndejti deri diku në qetësi. Por me sa duket ka ardhur momenti që “të shpërthejnë” rubinetat dhe të dalin me furi milionat e parave të taksapaguesëve shqiptar. Rasti në fjalë ka të bëjë me SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, një institucion në varësi direkte të Bashkisë Tiranë.

Ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Rinovimi i Suportit të Infrastrukturës Qëndrore të UKT sh.a.” me fond limit në vlerën 20,850,000 lekë të reja ose rreth 250 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë vetëm dy firma, nga të cilat fituese është shpallur kompania që ka dhënë vlerën më të lartë. Normalisht në një garë normale, jo vetëm që duhet të kishte shumë më tepër pjesëmarrës por duhet të shpallej fituese oferta më e ulët.

Me sa duket asgjë nuk është marrë parasysh dhe fituese është shpallur firma C.C.S. në pronësi të Genc Likoskëndaj, Arjan Bare dhe Blerind Mehmeti, nga të cilët 80% të aksioneve i zotëron Likoskëndaj. Kjo firmë është shpallur fituese për vlerën 19.309.800 lekë të reja pa TVSH ose rreth 231 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç dihet tenderat për suport dhe mirëmbajtje janë ata me të cilat abuzohet më tepër, aq më shumë në shifra të larta. Këtë e përforëcon edhe fakti se vlera fituese është sa 92.61% e fondit limit të tenderit. Ore, meqë ra fjala, atë SPAK-un e ka parë gjë njeri?