Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i ofrojë Paul Pogba një pagë prej gati 600,000 euro në javë, por vetëm nëse ai do të pranojë të bashkohet me ata falas verën e ardhshme.
“Thashethemet” për një transferim të mundshëm të francezit në PSG filluan në fund të korrikut, por kalimi i bujshëm i Lionel Messi-t bllokoi çdo lëvizje të mesfushorit, në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.