Rikthehen sërish momentet e panikut në fushën e blertë. Në Ligue 1, një lojtar i Bordeaux është rrëzuar përtokë teksa qëndronte në mur para ekzekutimit të një goditjeje dënimi në ndeshjen ndaj Marseille. Ishte pikërisht Samuel Kalu, i cili u rrëzua papritur në tokë duke shkaktuar frikë tek lojtarët e tjerë të cilët ndaluan lojën dhe thirrën menjëherë mjekët. Më pas Kalu u ngrit dhe qëndroi në fushë, por pas pesë minutash u zëvendësua. Ende nuk dihet se çfarë ia ka shkakktuar problemet shëndetësore futbollistit. Kujtojmë se gjatë Euro 2020 e gjitha bota e futbollit përjetoi një dramë dhe momente të ngjashme paniku kur Christian Eriksen u rrëzua në mes të fushës pas një ataku kardiak. Ai arriti të mbijetonte mrekullisht falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve dhe më pas të ekipit mjekësor që idha ndihmën e parë vendimare për jetën. Më pas Eriksen iu nënshtrua një operacioni dhe vendosi defibrilator në zemër.