Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, legjenda e futbollit, Gerd Muller. Lajmi u konfirmua nga ekipi i Bayern Munich. Sulmuesi, i cili theu dhjetra rekorde në atë kohë, fitues i Kupës së Botës dhe Europianit, u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit në 2015. Gjigantët e Bundesligës njoftuan se ish-futbollisti vdiq të dielën në mëngjes dhe la pas gruan e tij, Uschi dhe vajzën.