Transferimi i Lionel Messit te PSG-ja ka bërë bujë shumë të madhe pasi erdhi direkt pas largimit të tij nga Barcelona. Për katalanasit ai ishte një prej burimeve kryesore të të ardhurave dhe duket se të njëjtën gjë po bën edhe tani në Paris. Nga Argjentina, gazetarja e DiarioSport , Veronica Brunati, ka raportuar një lajm që është padyshim tregues i ndikimit që ka pasur ky transferim: në 24 orët e para nga momenti i shpalljes zyrtare janë shitur 832,000 fanella të PSG -së me emrin e Messit dhe numrin 30 . Një fanellë e vetme shitet për rreth 160 €, një shifër e shumëzuar me 832,000 copat e shitura sjell 132 milion euro të ardhura për parisienët.
Lionel Messi është lojtari i parë në historinë e futbollit që arrin të shesë 832 mijë fanella brenda 24 orësh.
Burimi:italynews24 Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA