Një lojë futbolli që po zhvillohej në komunitetin Santa Ana del Conde në Meksikë u ndërpre nga të shtënat që ndodhën në mes të ndeshjes. Kjo bëri që lojtarët të uleshin në tokë për t'u mbrojtur por fatkeqësisht tre persona vdiqën dhe një person mbeti i plagosur. Pamjet e këtij momenti u transmetuan edhe në rrjetet sociale dhe videoja tregon momentin kur lojtarët dhe tifozët dëgjojnë të shtënat dhe kërkojnë të dalin në vend të sigurt. Autoritetet e Sekretariatit Komunal të Leonit treguan se hetimet përkatëse për këto ngjarje tashmë kanë filluar, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Burimi:reportenoreste Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA