Zyrtarisht një lojtar i PSG-së, Messi flet para mediave: Jam shumë i lumtur, do të luaj me më të mirët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2021, 11:36

Mbrëmjen e kaluar Paris Saint-Germain prezantoi zyrtarisht Lionel Messin si lojtarin e tyre më të ri pas largimit të tij nga Barcelona. Sot në orën 11:00 Messi doli në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e parizienëve Nasser Al-Khelaïfi i cili tha se është shumë i lumtur me ardhjen e Messit në Paris dhe kërkoi sa më shumë trofe nga ai. Nga ana tjetër Messi tha se ishte shumë e vështirë të shkëputej nga Barcelona pasi kishte kaluar shumë vite atje, por që tani është i lumtur në Paris dhe shpreson se do të bëjë më të mirën ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Jam shume i lumtur. Të gjithë e dinë se sa i vështirë ishte largimi im nga Barcelona. Është e vështirë të imagjinohet një ndryshim pas kaq shumë kohësh. Por tani mbërrita këtu dhe jam shumë i lumtur. Unë jam duke shijuar ardhjen time me familjen time. Tani, me të vërtetë dua të stërvitem, të gjej stafin dhe shokët e mi të skuadrës. Këtu ka lojtarë të mëdhenj në të gjitha pozicionet, me ardhje spektakolare përveç skuadrës që ishte. Unë do të luaj me më të mirët dhe kjo është e bukur.

Ndërsa në lidhje me fitimin e trofeve dhe Ligës së Kampionëve Messi tha:

Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve. PSG gjithashtu e di atë, duke qenë shumë afër fitimit të tij. Është gjithmonë e vështirë. Do të duhet një grup i bashkuar, i fortë. Unë mendoj kështu, nga jashtë gjithsesi. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri. Liga e Kampionëve është një konkurs i veçantë, i cili e bën atë kaq të bukur dhe të rëndësishëm.

Dhë në fund përshëndeti edhe tifozët francezë të cilët e mirëpritën që nga dita e para kur ai u largua nga Barcelona.

Faleminderit parizianëve. Ishte çmenduri. Nëse më mungonte diçka për të qenë i lumtur, kjo ishte qershia mbi tortë. Shpresoj se do të kalojmë një kohë të mirë së bashku për të arritur qëllimet e klubit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit