JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Emin Barçi i AGROKREDIT “i fal” 800 milionë Gentian Likajt të “COMMUNICATION PROGRESS”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07/08/2021 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emin Barçi, administratori i shoqërisë aksionare AGROKREDIT në pronësi dhe varësi direkt të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duket se nuk e ka ndalur hapin e organizimit të tenderave të dyshimtë. AGROKREDIT eështë një institucion financiar jo bankar, liçensuar nga Banka e Shqipërisë për të gjitha format e kredidhënies duke përfshirë kredinë konsumatore dhe hipotekore, ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve, shërbime këshilluese, ndërmjetësuese dhe shërbime të tjera ndihmëse.

Misioni i “Agrokredit”sha. është të sigurojë produkte, mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike. Mirëpo përtej këtij misioni në dukje fisnik, në të vërtetë duket se misioni real është të organizojë tendera të cilët shërbejnë për të mbushur xhepat e drejtuesëve të këtij institucioni. Kështu ky institucion ka organizuar tenderin me numër reference REF-99920-07-02-2021 që ka si objekt “Implementimi i sistemit softëare qëndror (Core Bank) për nevojat e “Agrokredit” sh.a.”. Fondi limit i tij është 69,814,165 lekë të reja pa TVSH ose rreth 840 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në garë kanë marrë pjesë 5 firma, nga të cilat njëra nuk ka ofruar fare vlerë.

Fituese është shpallur firma COMMUNICATION PROGRESS në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleidi Zoraqi për vlerën e ofruar 67,700,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kjo vlerë është thuajse identike më vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 96.97% e saj, duke ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Jo vetëm kaq, por vlera fituese është rreth 92 milionë lekë të vjetra me TVSH më e lartë sesa oferta e një tjetër garuesi, e megjithatë Emin Barçit me sa duket nuk i ka bërë përshtypje ky fakt. Çudira, apo jo?