JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Iphone do të skanojë fotot abuzuese që u vijnë fëmijëve, paralajmërohen prindërit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/08/2021 7:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

iPhone do të dërgojë një sinjalizim, nëse një fëmijë do të marrë apo do dërgojë foto që konsiderohen si seksuale. Ky paralajmërim do të dërgohet tek prindërit e fëmijëve, nëse llogaritë e tyre janë të lidhura me njëra-tjetrën. Apple njoftoi se nëse ekziston diçka e tillë, fotot raportohen automatikisht.

Ndërsa masat fillimisht po zbatohen vetëm në SHBA, Apple planifikon që teknologjia së shpejti të jetë e disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera në mbarë botën.