JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kapacitetet e kufizuara të stadiumeve/ Seria A “presion” qeverisë: Hapje totale, ose hiqni distancën!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/07/2021 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Serie A po i bën “presion” qeverisë për t’u kthyer në 100% të kapacitetit, ose të paktën të eliminohet distanca.

Enrico Preziosi, presidenti i Genova, ndezi debatin:

Si kërkoni të kufizoni kapacitetin e stadiumeve në 50% dhe vazhdoni të kërkoni 100% të taksave?

Një pyetje retorike, që shpejt kompaktoi të gjithë asamblenë e Ligës të Serie A, e cila u mblodh në një video-konferencë për shkak të Covid.

Raportohet se asambleja mbështeti idenë e Preziosit për të rihapur stadiumet në 100%, ndërsa si alternativë u kërkua heqja e distancës, duke marrë parasysh se vetëm stadiumi i Juventusit, një strukturë e re konceptuale, mund të garantojë 50% të kapacitetit, duke lënë një vend të lirë midis spektatorëve.

Megjithë presionin e presidentëve, vullneti për të negociuar me qeverinë mbizotëron, por nëse në mbledhjen tjetër, e cila është planifikuar për në 2 gusht nuk ka asnjë lajm, ajo mund të hapte një front të opozitës së fortë me ekzekutivin.