JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjest aspak i hijshëm/ Tifozët anglezë pështyjnë dhe shkelin me këmbë flamurin italian
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2021 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e publikuar pak më parë, ku shfaqen tifozët britanikë duke pështyrë dhe shkelur flamurin italian po bën xhiron e rrjetit. Pasi u përleshen me grushte me njëri-tjetrin dhe tentuan të futen me forcë në “Wembley”, së fundmi është publikuar një tjetër video e pahijshme. Tifozët anglezë shfaqen duke pështyrë dhe shkelur flamurin italian. Një veprim i pakëndshëm, pasi sporti duhet t’i bashkojë kombet.