JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Danimarka u kualifikua në gjysmëfinale, zbulohet mesazhi që Eriksen u dërgoi shokëve pas fitores
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/07/2021 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Danimarka ia arriti të fitonte ndaj Republikës Çeke e të kualifikohej për në gjysmëfinalet e Euro2020. Sipas La Gazzetta dello Sport, Christian Eriksen u dërgoi një mesazh në Whatsapp shokëve të tij të Danimarkës menjëherë pas fitores së tyre kundër Republikës Çeke. Eriksen i cili tani ndodhet në Danimarkë u shkroi miqve të tij: ‘Jam krenar për ju.’

Eriksen humbi ndjenjat në fushë në ndeshjen hapëse të Danimarkës në UEFA Euro 2020 kundër Finlandës për shkak të një arresti kardiak. Ai mori ndihmën e parë në fushë dhe kur mbërriti në spital iu vendos një pajisje në zemër. Ndërsa pas mbarimit të ndeshjes trajneri i Danimarkës Kasper Hjulmand tha:

Është magjike. Gjëja e parë që u tregova djemve kur u takuam ishte një fotografi e Wembley. Unë thashë që do të ktheheshim një ditë.