JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Imitime majmunësh në ndeshjen kundër Francës/ UEFA hap hetim për tifozët hungarezë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/06/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme ndeshja mes Francës dhe Hungarisë u mbyll me barazim, por ky rezultat ishte një fitore e madhe për hungarezët. Por edhe pse Puskas Arena është i vetmi stadium që po përdoret në Euro2020 me një kapacitet të plotë, organet përkatëse nuk kanë arritur të parandalojnë një rast abuzimi racor. Bëhet me dije se dy futbollistët e gjelave të Francës, Kylian Mbappe dhe Karim Benzema u fyen nga tifozët hungarezë.Gjatë ndeshjes, drejt sulmuesit Kylian Mbappe ka pasur thirrje dhe imitime majmunësh, duke tallur origjinën e tij, pasi babai i Mbappe është nga Kameruni.

Por vlen të theksohet se edhe më parë Hungaria është ndëshkuar nga UEFA për shkak të tifozëve dhe thirrjeve të tyre. UEFA ka hapur një hetim për këtë çështje pasi vet Mbappe është ndjerë i bezdisur dhe e ka shprehur shqetësimin e tij pas ndeshjes. Nuk dihet nëse do të ketë një ndëshkim kundrejt këtyre veprimeve, por racizmi është bërë një problem mjaft i madh në futboll.