JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Nami” në Sarandë, Adrian Gurma i jep Yzedin Bozhajt 4 miliardë në tenderin e dyshimtë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/06/2021 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Nami” në Sarandë miq! Nuk e kemi fjalën për turistët por për tenderat e dyshimtë që ka filluar të japë edhe kjo bashki e drejtuar nga kryetari i saj Adrian Gurma. Duket se edhe kjo bashki së fundmi i është shtuar listës së “shoqeve” të saj në Shqipëri. Nuk flitet për pak para por për një vlerë që shkon rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me referencë REF-91236-03-25-2021. Objekti i tij është “Furnizimi me ujë i zonës Baba Rrexhepi dhe lugu i Dardhës. Faza e II (Loti Përfundimtar)”. Vihet re se fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 322,288,648 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4 miliardë lekë të vjetra nëse përfshijmë edhe vlerën e TVSH.

Nëse shikojmë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në garë ka patur një mungesë totale konkurrence pasi pjesëmarrës ka qenë vetëm një bashkim operatorësh, por asnjë firmë tjetër konkurrente. Pjesëmarrës kanë qenë vetëm bashkimi i firmave “ED KONSTRUKSION” në pronësi të Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi dhe “SHENDELLI” në pronësi të Yzedin Bozhaj.

Duke qenë të vetmit pjesëmarrës, rrjedhimisht këta dy operatorë të bashkuar në një, janë shpallur edhe fitues me vlerën prej 315,697,482 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Mirëpo vihet re gjithashtu se kjo vlerë fituese është thuajse e njëjtë me vetë fondin limit të tenderit, çka përbën dyshime jo të vogla se fituesit kanë qenë të paracaktuar.