JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Largimi nga Real Madrid/ Sergio Ramos shpërthen në lot: Nuk është lamtumirë, por thjesht mirupafshim
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/06/2021 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sergio Ramos largohet zyrtarisht nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari, ka kaluar 16 vite në ekipin mbretëror, madje ka qenë edhe kapiten. Por ajo që ra në sy ishte se 35-vjeçari ishte shumë i prekur në konferencën e largimit dhe nuk i kurseu as lotët. Ai tha se largimi nga Real është i përkohshëm, ndërsa shtoi se së shpejti mund të rikthehet sërish. Ramos ishte kuptueshëm në një gjendje të rënduar emocionale ndërsa i dha lamtumirën Real Madridit.

Me konkretisht, Ramos u shpreh se:

Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët në jetën time. Ka ardhur koha t’i them lamtumirë Real Madridit. Unë arrita dorë për dore me babanë tim. Është e pamundur të mos emocionohesh. Do të doja të thosha lamtumirë në stadiumin tonë, në Estadio Santiago Bernabeu. Faleminderit, Real Madrid. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time. Është fundi i një periudhe të mrekullueshme, unike në jetën time dhe fillimi i një periudhe shprese dhe të ardhme me një dëshirë të madhe për të treguar më të mirën time për shumë vite të tjera dhe të jem në gjendje të shtoj një trofe tjetër në listën time të trofeve. Faleminderit shumë për të gjitha. Kjo është më shumë se një lamtumirë, është një mirupafshim, sepse unë do të kthehem.