Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos do të njoftojë se po largohet nga klubi ditën e nesërme vetëm dy javë para se kontrata e tij të përfundojë. Ramos do të paraqitet në Ciudad Deportiva për të konfirmuar vendimin për kontratën e tij e cila skadon më 30 qershor. Asnjë zgjatje e kontrates nuk është rënë dakord midis lojtarit dhe klubit. Real Madrid i ofroi Ramos një marrëveshje një vjeçare me një ulje prej 10 përqind të pagës, megjithëse mbrojtësi po kërkonte të paktën një kontratë dy vjeçare. Ramos ka qenë në Real Madrid për 16 vjet dhe do të paraqitet para shtypit në orën 12:30 ku do t'i japë lamtumirën Los Blancos, së bashku me presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e klubit.
Gjatë kohës së tij në Estadio Santiago Bernabeu, Ramos ka fituar katër Liga të Kampionëve, katër Kupa Botërore Klubesh, tre Super Kupa Evropiane, pesë tituj LaLiga Santander, dy trofe të Kupës së Mbretit dhe katër tituj Supercopa de Espana, dhe largohet lojtari i dytë më i dekoruar i Real Madrid pas Paco Gento.
Burimi:marca. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA