JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SKANDALI/ Komisionerja e vetingut Suela Zhegu bën pazar luksi me makinën e shtetit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/06/2021 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që abuzimet e zyrtarëve të këtij shteti që quhet Shqipëri janë të pafundme, kjo tashmë dihet prej kohësh. Por që abuzimet të bëheshin edhe nga vetë anëtarët e procesit të vetingut, kjo është diçka që nuk të qëllon ta shohësh shpesh. Një qytetar ka denoncuar me foto pranë redaksisë së JOQ Albania faktin se komisioneria e vetingut Suela Zhegu bën pazar luksi duke përdorur makinën e shtetit.

Qytetari shprehet se e ka fotografuar komisioneren ditën e djeshme duke dalë nga qëndra “COIN” pasi ka bërë pazar aty dhe më pas drejtohet drejt makinës shtetërore me targë MB 028 AA. Sipas qytetarit ky është një abuzim që bëhet me makinat shtetërore, pasi këto makina shteti i jep për punë, por komisioneria i përdor edhe për të bërë pazar luksi.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ! Kjo është komisionerja e vetingut Suela Zhegu, duke u shkrirë në luks, me makinë shtetërore të cilën e përdor për shopping tek qendra Coin. Fotografuar dje. Ishte duke parë orë CAVALLI. Makinën e tipit Hyundai me targa MB 028 AA pashë parkuar para Coin. Ai personi që hap derën është truproja që i ka caktuar shteti... Makinat shteti i jep per pune... Flm".