Një sasi e madhe kokaine u gjet ditën e sotme në Portin e Durrësit. Konteineri i mbushur me banane i cili vinte tranzit nga Ekuadori në Turqi e më pas në Portin e Durrësit, kishte brenda më shumë se 200 kilogramë kokainë, ndërsa kompania shqiptare e cila priste këtë sasi të lëndës narkotike është firma ‘Massabi Fruit’. Ndërkohë, pak më parë është bërë me dije se 2 administratorët e kompanisë pritëse, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti janë arrestuar.