Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për tregtim të kokainës dhe marijuanës. Karabinierët arrestuan 29-vjeçarin me origjinë shqiptare Valter Hoxha pasi akuzohet për trafikimin e drogës. Aktiviteti hetimor i kryer kishte lejuar policinë të mësonte se shqiptari drejtonte një biznes të lulëzuar të tregtisë së drogës në shtëpinë e tij. Karabinierët, për të parë se çfarë kishin ndodhur, shkuan në shtëpinë e Hoxhës, por ai vonoi të hapte derën.
Gjë që menjëherë i bëri policēt të dyshonin. Sapo shqiptari hapi derën dhe vuri re policët me qentë anti-drogë u përpoq t’i shmangte. Policia gjeti një fillimisht një zarf me lëndë narkotike të cilën Hoxha deklaroi se e kishte për përdorim personal. Por pas kontrollit me qen, uniformat blu gjetën në çatinë e banesës një qese plastike që mbante rreth 35 gram marijuanë, 21 doza kokainë dhe një fletëpalosje me shënimin e emrave të klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave. Tani ndodhet në burgun e Caltagirone.
Burimi:cataniatoday. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA