JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zbarkimi i ushtrisë dhe FNSH-së në Rinas/ Ambasada Amerikane kërkesë kontrollorëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/04/2021 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht për shkak se Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. Më pas, ushtria dhe FNSH zbarkuan pranë godinës operacionale të aeroportit të Rinasit. Ndërkohë, pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku gazetarja e Fax News, Mirilda Tiri tha se është e vështirë për të kuptuar ndërhyrjen e këtyre forcave, duke qenë se kontrolllorët janë shprehur se problemin e kanë me ajrin dhe jo me tokën.

Ndër të tjera, citoi burime të saj, sipas të cilëve, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në vendin tonë kanë kontaktuar me kontrollorët dhe i kanë kërkuar që ta marrin me seriozitet situatën.

Më konkretisht, Tili ka thënë se:

Ajo çfarë është e vështirë për t’u kuptuar është ndërhyrja e FNSH-së dhe policisë ushtarake. Problemi është me ajrin dhe jo me tokën. Nuk e dimë se çfarë shpjegimi do të japin institucionet përse është bërë kjo ndërhyrje. Nuk ka informacion për shoqerim të punonjësve. Kanë qenë përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe kanë kontaktuar punonjësit, duke i kërkuar ta marrin me seriozitet situatën. Bëhet fjalë për një kosto financiare të madhe. Në rast se bëhet bllokimi ajror mund të kemi një kosto nga gjoba që mund të vijë nga Europa. Është detyra e Albcontroll të paguajë kompanitë për dëmin e shkaktuar. Pra, rrezikojmë një gjobë të madhe nga Euro-kontrolli.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?