JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Punonjësit pezulluan punën në aeroport, ushtria dhe FNSH mësyjnë në Rinas
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/04/2021 17:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht për shkak se Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. pas kaosit të krijuar mësohet se pak minuta më parë FNSH dhe policia ushtarake janë futur në godinën operacionale të Rinasit. Lëvizja ka për qëllim ndërhyrjen në situatën e krijuar e cila ka shkaktuar trazira në Rinas, pasi është pezulluar lëvizja.

Në grevë janë futur rreh 60 kontrollorë të Albkontroll dhe kjo për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Belinda Balluku paralajmëroi se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse nuk i japin fund grevës, e cila cenon sigurinë kombëtare.

Sipas ministres, ky është një grusht shteti, duke bërë përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo që vlen të theksohet është se situata ka shkaktuar kaos total, ndërsa shumë qytetarëve u janë prishur planet e udhëtimit jashtë vendit.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?