JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

14 të vdekur dhe 685 raste të reja me COVID-19
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07/04/2021 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 685 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 788 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Han i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?