Prej më shumë se një viti tanimë maskat janë pjesë e jetës tonë të përditshme e do jenë kështu deri në fund të pandemisë. Njerëz të ndryshëm përdorin maska të ndryshme pasi edhe ekspertët janë të ndarë në mendimet se cilat janë më efektive. Disa prej nesh përdorin maska kirugjikale të cilat janë më pak të kushtueshme dhe janë një përdorimshme, disa të tjerë maska pëlhure e ka edhe nga ata që përdorin maska Respirator N95. Por le të ndalemi te maskat kirurgjikale meqe janë edhe më të përdorshme, të përshtatshme për fytyrën dhe që mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrrën. Në mediat sociale së fundmi ka qarkulluar një video që tregon një eksperiment të zhvilluar me një maskë të tillë, ku nën efektin e ujit të nxehtë maskat kirugjikale shfaqin krimba.
Një qytetare ka shkruar për JOQ ALBANIA se e ka provuar këtë eksperiment dhe është tmerruar nga rezultati që ka marrë. Ajo shkruan se nëse vendosni pjesën me ngjyrë të maskës poshtë enës me ujë nxehtë dhe pjesën e bardhë te maskës lart do të habiteni nga ajo që shihni.Mikroorganizmat që jetojnë në pëlhura fillojnë të duken edhe më shumë mbi ujin e nxehtë. Kjo duhet të na ndërgjegjësojë edhe më shumë që mos ti mbajmë për një kohë të gjatë këto maska pasi duket se rreziku që sjellin është më i madh se kostoja e tyre.