JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

 Skënder Brataj i Urgjencës i habit të gjithë, 1 miliardë lekë tender për veshje 5 XL
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29/03/2021 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skënder Brataj gjithmonë e më shpesh duket se ka filluar t’i pëlqejë loja e ëmbël e tenderave. Me sa duket në tenderat e mëparshëm nuk i ka dalë aspak keq dhe tashmë duket se ia ka ndjerë mire lezetin. Këtë e dëshmon edhe tenderi i rradhës, i cili duhet thënë që është deri diku mjaft i çuditshëm.

Kështu, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka organizuar një tender me numër reference REF-90586-03-19-2021 me objekt “Blerje uniformash për Qëndrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”. Shikohet me habi tepër të madhe se fondi limit i planifikuar për këto veshje është rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Çudira shqiptare, apo jo?

Në të vërtetë, përtej vlerës tepër të lartë të fondit limit, ajo që tërheq më tepër vëmendje janë përmasat e veshjeve si dhe sasitë e kërkuara. Kështu, shikohet se Urgjenca Kombëtare ka nevojë për 6 tipe veshjesh, përkatësisht për xhupa dimërorë, jelekë, pulovra dimërore, bluza me mëngë të shkurtra, pantallona dimërore dhe pantallona verore. Për secilin tip veshjeje kërkohen plot 1 mijë copë.

Por ajo që tërheq vëmendje është fakti se përmasat e këtyre veshjeve duhet të jenë deri në 5 XL. Pyetja që shtrohet është: Përse duhen veshje në përmasa kaq të mëdha tek stafi i urgjencës, ku siç dihet stafi nuk mund të jetë kaq i shëndoshë. Sepse nëse mjeku apo infermieri janë në një shkallë të tllë obeziteti, ata nuk janë të zotë për veten e tyre e jo më t’u vijnë në ndihmë pacientëve. Megjithatë duket se këto sasi e sidomos këto përmasa janë përdorur sa për letra, në mënyrë që të justifikohet vlera marramendase prej rreth 1 miliardë lekësh të vjetra. Mbetet të pritet vetem se cili do të shpallet fitues.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?