Ndjekja e ndeshjes mes Butrintit dhe Labërisë për pak sa nuk u kthye në tragjedi për disa tifozë. Ata kishin hipur në në tarracën e një godine për të parë ndeshjen. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku tifozët kishin hipur në tarracë, por mesa duket ajo nuk i ka mbajtur dhe është shembur nga pesha e rëndë. Për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze, përveç disa dëmtimeve të lehta.