Pak ditë më parë u kujtua 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, i cili është akti i parë që përcakton dhe pozicionon kombin shqiptar si të tillë. Por, kjo datë përkoi pikërisht me një ngjarje që nuk kaloi pa u komentuar në vendin tonë. Në këtë datë historike, u publikua në Fletoren Zyrtare futja e Gjuhës Turke në programet mësimore në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili e cilëson si provokim të Ramës këtë akt.
Postimi i Altin Goxhajt:
Provokimi i Ramës: FUT GJUHËN TURKE NË SHKOLLA DITËN PËRKUJTIMORE TË BESLIDHJES TË LEZHËS
Në Ditën Përkujtimore të Beslidhjes së Lezhës (2 Mars 1444) që është akti i parë i përcaktimit të Kombit Shqiptar kur asnjë komb s’ishte krijuar ende, në 2 Mars 2021 boton në Fletoren Zyrtare futjen e Gjuhës Turke si gjuhë zyrtare në programin e mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të gjithë Shqipërisë!
VENDIM Nr. 107, datë 24.2.2021 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E ARSIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
Neni 3
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
-
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhenxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
-
Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësimpër kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Neni 6
Grupi i Punës i Përbashkët Arsimor
-
Palët do të krijojnë një Grup Pune tëPërbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.
-
Grupi i Punës i Përbashkët i Arsimit do tëbashkëkryesohet nga ministrat e arsimit të palëve ose zyrtarë të lartë të autorizuar. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse do të takohen një herë në dy vjet ose nëse është e nevojshme, me kërkesë të njërës prej palëve, ose në Turqi ose në Shqipëri.
KRYEMINISTËR
Edi Rama