Një grua humb jetën dhe një tjetër sëmuret rëndë/ Austria pezullon vaksinat e AstraZeneca dhe nis hetimet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2021, 17:42

Ditën e sotme Austria ka pezulluar vaksinimet nga një grup vaksinash të AstraZeneca kundër Covid si një masë paraprake, pasi një person humbi jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës. Sipas mediave të huaja një grua 49-vjeçare ndërroi jetë si rezultat i çrregullimeve të rënda, ndërsa një grua tjetër 35 vjeç është në gjendje të rëndë, pasi zhvilloi një emboli pulmonare, një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjaku. Vlen të thuhet se të dyja gratë shfaqën probleme me shëndetin thuajse në të njëjtën distancë kohore pas marrjes së vaksinës nga e njëjta ngarkesë në klinikën e rrethit Zwettl. Të dyja gratë ishin infermiere në klinikën e Zwettl. Mpiksja e gjakut nuk është një ndër efektet anësore të njohura të vaksinës, megjithatë po hetohet për të përjashtuar plotësisht çdo lidhje të mundshme me vaksinën.

Burimi: www.newsbreak.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit