Krejt ndryshe nga sa ndodh në Tiranë, ku spitalet Covid u ngjajnë burgjeve të sigurisë së lartë, të sëmurët me covid në Spitalin e Durrësit trajtohen si njerëz të lirë në përputhje me kartën e pacientit, por edhe kushtet e sigurisë së duhur. Mjekja epidemiologe Dr. Dhurata Troplini, e cila ka shtruar të atin në reanimacionin e covidit, rrëfen se në Spitalin e Durrësit lejohen vizitat tek pacientët me covid, nga të afërm që e kanë kaluar këtë sëmundje. Ky kontakt i drejtpërdrejtë i pacientëve me familjarët, ka ndikuar në përmirësimin e humorit të pacientëve dhe është përkthyer në rezultate më të mira.