Gjykata e Fierit ka vendosur masën "Arrest me burg" për 'mësuesin' Indrit Alushaj, që i vendosi flakën Drejtorisë Arsimore pak ditë më parë. Mësohet se ai është shfaqur i penduar në seancën gjyqësore, dhe gjithçka e bëri nga "halli".
33-vjeçari ka thënë:
Ai kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” por nuk kishte mundur të fitonte. Përpara dy ditësh Alushaj spërkati me benzinë katin e dytë të Drejtorisë Arsimore dhe i vendosi flakën për motive të dobëta.