Grupi i rrokut Maneskin, me këngën “Zitti e buona” janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremos. Çmimi i dytë shkoi për "Më thirr në emër" nga Francesca Michielin dhe Fedez ndërsa çmimi i tretë për "Një milion gjëra për të të thënë" nga Ermal Meta, shqiptari i cili vetëm pak para thënies së emrave shihej si favorit .
Këngëtari me origjinë shqiptare siguroi vendin e parë, në fazën e parë të televotimit dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021, por supriza erdhi në fund. Kujtojmë se ai ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.