“Reketi” pret vendimin e Apelit mbi 8 muaj, aktgjykimi për “Target-Fortesa” ende nuk e gjeti rrugën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2021, 18:40

Më shumë se 8 muaj pasi Këshilli Gjykues në krye me Vaska Nikollovska-Masevska i dënoi Katica Janevën dhe Bojan Jovanovskin me dënim – burg, gjykatësit e Apelit ende nuk kanë marrë aktvendim të plotfuqishëm.

“Seanca publike për rastin “Reket” do të mbahet në prill apo maj. Edhe pse Gjykatën Penale dhe të Apelit i ndan vetëm njëqind metra, aktvendimet për lëndë të caktuara, mbërrijnë pas disa muajsh”, njoftojnë nga Gjykata Apelit.

Aktvendimi për rastin “Target-Fortesa” është duke u shkruar, kurse afati për këtë është 60 ditë, pas çka duhet të dërgohet dhe të fillojnë të rrjedhin afatet për parashtrim të ankesave.

Duke gjykuar nga praktika e deritanishme, Gjykata e Apelit të Shkupit ka ritme të ndryshme lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Për shembull, për rastin “Trust”, gjykatësve u ishin të nevojshëm 8 muaj të tërë, kurse për “Tank-un”, 5 muaj për të marrë vendim.

Duke pasur parasysh rastin “Target-Fortesa” në të cilin janë dënuar Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska dhe 9 persona të tjerë, është e sigurt se Gjykatës do t’i duhen më shumë muaj për të marrë vendim të shkallës së dytë.

Kjo është një periudhë e gjatë për Prokurorinë, sepse i akuzuari i parë për përgjim dhe shkatërrim të pajisjeve, në paraburgim mund të qëndrojë maksimum 60 ditë, duke marrë parasysh se në rastin e tij bëhet fjalë për propozim aktakuzë.

“Në pajtueshmëri me Ligjin po zhvillohet një procedurë e shkurtuar, gjegjësisht pas aktakuzës ku afatet për paraburgim me të vërtetë janë të shkurtra dhe për këtë arsye pas shpalljes së aktvendimit, kohëzgjatja maksimale e paraburgimit është deri në 60 ditë”, deklaroi Prokurorja, Lençe Ristovska.

Nga ana tjetër, ish-shefi i DSK-së po gjykohet edhe në rastet “Titaniku 2”, “Tortura”, dhe “Thesari”, kurse është i dyshuar edhe në “Perandoria” dhe “Tokat në Vodno”, dhe në qoftë se ekziston rrezik nga arratisja, atëherë do të mund të kërkohet paraburgim edhe për ndonjë prej këtyre rasteve.

Pikërisht për shkak të rasteve të tilla, siç tha prokurorja Ristoska, duhet të hapet debat lidhur me atë – nëse ligji duhet të ndryshohet?!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit