Sulmuesi i Milanit dhe Suedisë, Zlatan Ibrahimovic beson se Ronaldo i Brazilit është lojtari më i mirë në histori dhe se “të gjithë” donin të luanin si fituesi i Kupës së Botës në kulmin e karrierës së tij. Ibrahimovic shprehu admirimin e tij ndaj fituesit të Kupës së Botës përpara ndeshjes së Milanit në Ligën e Evropës me Red Star Beograd të Enjten në mbrëmje, ndërsa e vendosi atë përpara të mëdhenjve të ditëve moderne si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në listën e lojtarëve më të mirë. Zlatan, 39 vjeç mendon se Ronaldo Nazario, i cili frymëzoi Brazilin në lavdinë e Kupës së Botës në 2002, ndryshoi lojën me talentet e tij unike dhe qëndron ende deri më sot. Zlatan i tha Discovery Plus: