JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ambasadori italian dënon dhunën ndaj djalit të Rashiqit: I motivuar politikisht
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/02/2021 10:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka dënuar sulmin ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiq, që u rrah brutalisht nga disa të rinj në një shkollë të Lapnasellë të Graçanicës.

Ai tha se një sulm i tillë i motivuar politikisht duhet të ndëshkohet nga institucionet përkatëse, njofton Klan Kosova.

“I bashkohem dënimit të agresionit të motivuar politikisht të djalit të kryetarit të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq. Një sulm ndaj demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”.

Deri më tani janë arrestuar tetë persona për sulmin ndaj djalit të Rashiqit.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?