JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rrëmbeu ish-gruan e tij në Istog, prangoset Behar Shala
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/02/2021 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar Behar Shalën, personin e dyshuar për kryerjen e rrëmbimit të ish-gruas së tij pak ditë më parë në fshatin Drejë të Istogut.

Bashkë me të dyshuarin Shala ishte edhe gruaja e rrëmbyer në shtëpinë e saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shala dyshohet se në prezencë të babait të ish-gruas, ka kryer rrëmbimin e saj në bashkëpunim me një person tjetër./Indeksonline/

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?