JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident tragjik në Greqi! 42-vjeçari shqiptar përplaset me pemën, humb jetën në vend
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/02/2021 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Halkidiki të Greqisë, ku një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident me makinë. Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos. Sipas mediave vendase, shqiptari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili humbi jetën në vend. Mediat greke nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.

Burimi: diakopes.gr|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?