JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Perlat Kapisyzit s’i punon llampa, por sytë xham për MILIARDA! Shqiptarët me Covid kthejnë sytë nga Zoti
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/02/2021 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Besojmë se të gjithë e mbani mend deklaratën e bujshme të bërë dje nga Drejtori i Shefqet Ndroqit, Perlat Kapisyzi kur tha se skaneri tek Sanatoriumi kishte 10 ditë jashtë funksionit pasi i ishte djegur llampa... Deklaratë kjo që e nxori gënjeshtar pasi u përgënjeshtrua nga vetë Rama i cili u shpreh se aparaturat në spitalet Covid nuk kishin asnjë mangësi dhe të ishin në gjitha në funksion pune.

Për skanerin e famshëm të Shefqet Ndroqit, Kapisyzi me mburrje deklaronte pak vite më parë se “Spitali ynë po merr përmasat e një QSUT-je të vogël.”

Por kjo nuk rezulton të jetë hera e parë që skaneri i Kapisyzit të ketë patur probleme, pasi i njëjti rast është raportuar edhe në fund të vitit 2020, duke bërë që rastet urgjente të dërgoheshin në Invektiv dhe më pas të riktheheshin në COVID-2. Të sëmurët bënin skanerin tek Infektivi dhe më pas ktheheshin tek spitali për të marrë mjekimin e duhur. Skaneri i QSUT ka mbingarkesë pasi të tre spitalet Covid, i dërgojnë aty pacientët për skaner. Covid 1 ka vetëm një skaner, pasi tjetri që është blerë pak më parë nuk është ende funksional.

Në tenderat e pafundmë MULTI-MILIARDËSH që hap Ministria e Shëndetësisë dhe vetë Spitali në fjalë, nuk gjendet gjëkundi një me objekt blerje të një pajisjeje thelbësore e të rëndësishme përsa i përket gjendjes shqetësuese që ndodhet vendi në lidhje me Covid-19. Në mos me objekt blerje, mjaftonte një tender me pak milionë nga taksat e shqiptarëve me objekt mirëmbajtjeje të aparatit, se sa të shpenzoheshin për procedura tenderimi shpeshherë qesharake dhe jeta e shqiptarëve të varej nga një llampë e djegur e skanerit.

Në bazë të një vëzhgimi të fundit të bërë nga JOQ, rezulton se Kapisyzi ka hapur një sërë tenderash për blerje barnash anti-Covid dhe vetëm një tender mes tyre për blerje oksigjeni, të cilin po jua themi paraprakisht që fitues do të jetë monopoli, GTS e Nik Halilit ose Messer, sipas burimeve ekskluzive për redaksinë tonë, kompania tjetër e tij, por jo në letra.

Ky institucion i drejtuar nga Kapisyzi, bashkëshorti i zvministres së Shëndetësisë, Mira Rakacollit, ka në total një vlerë prokurimesh publike kontratash të lidhura me vlerë mbi 14 MILIARD LEKË, me Sanatoriumin si Autoritet Kontraktues.

357 tendera, më shumë se 3/4 e atyre të shpallur me fitues, janë në shkelje me REDFLAGS, Fondi Limit i të cilave shkon në disa MILIARDË LEKË.

71.3% të tenderave të lidhur janë shpallur me fitues kompanitë duke konkurruar si operatorë të vetëm në garë, që do të thotë se oligarkët e shëndetësisë janë favorizuar haptazi nga Kapisyzi me 37.2% të tyre me procedurë të hapur dhe 24.1% me negocim të drejtpërdrejtë. 25.4% e tenderave janë zhvilluar me procedurën Kërkesë për Propozim nga Sanatoriumi drejt kompanive për një shërbim apo mall të caktuar.

Në tabelën e mëposhtme do mund të shqyrtoni kompanitë e oligarkëve të Shëndetësisë që kanë përfituar më shumë nga Kapisyzi, nëpërmjet procedurave të tenderimeve publike në vlera dhe numër kontratash të lidhura.

Në vend të parë përsa i përket vlerës të më madhe të tenderave të dhënë, e mban GREEMED e Adil Canit, me 1.9 MILIARD LEKË. Më pas vijon:

  • ED KONSTRUKSION SHPK e fisit Ibrahimaj & ALBA KONSTRUKSION e Xhavit Ismailit-1.7 MILIARD
  • GEN ALB FARMA SHPK e Albano Begos dhe Marenglen Koçias- 1 MILIARD
  • EUROMED e Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës- 882 MILION
  • INCOMED e Gentian Krekës- 703 MILION
  • Leksi Security SHPK e Astrit Lalës- 561 MILION
  • OES Distrimed SHPK e Ermal dhe Orjada Rizaj- 442 MILION
  • Sori-al SHPK e Alma Tafanit, gruas së Nikolin Jakës- 424 MILION
  • MEDFAU SHPK i Shkëlqim Verdhës- 423 MILION
  • Ludri SHPK i Drini Sulçes- 404 MILION

Përsa i përket numrit më të lartë të kontratave të lidhura në vend të parë renditet CFO FARMA e oligarkut Nadir Çausholli me 116 të tilla. Renditja vijon:

  • Aldosch-Farma SHPK e Aqif Hoxhës- 84 tendera
  • MEGAPHARMA SHPK e Robert Çinës dhe Monika Hamzarajt- 40 tendera
  • Rejsi FARMA SHPK e Nexhat dhe Merita Sheqit- 39 tendera
  • FLORFARMA SHPK e Todhajve- 32 tendera
  • TRIMED e Endrit Hidos- 30 tendera
  • INCOMED SHPK e Gentian Krekës- 25 tendera
  • GREEMED SHPK e Adil Canit- 19 tendera
  • KRIJON SHPK e Zogëve- 18 tendera
  • Leksi Security SHPK e Astrit Lalës- 18 tendera


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?