JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Instituti i të Përndjekurve Politikë harxhon qimet e kokës për makina me qira
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05/02/2021 23:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, duket se në vend që të hartojë politika se si të ndihmojë sa më shumë këtë shtresë e cila prej vitesh nuk merr dëmshpërblimin e merituar, i bën paratë “rrush e kumbulla”. Në faqen në internet të këtij institucioni shkruhet se “Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit njëzetëvjeçar me të përndjekurit politikë. Ne do të bashkëpunojmë me ta për ta mbyllur me dinjitet plagën e hapur të moskompensimit të tyre”.

Mirëpo në praktikë duket se ndodh gjithçka ndryshe. Kështu, ky institucion që drejtohet nga Bilal Kola ka organizuar një tender me objekt “Marrje Automjeti me qira” për vitin 2021. Tenderi i cili mban numrin e referencës REF-85463-02-01-2021, i është dhënë firmës GLOBAL AUTO ALBANIA, që rezulton në pronësi të shtetasve Sokol Barhani dhe Aldi Kuzmi. Kjo firmë ka ofruar 780,000 lekë të reja pa TVSH në një kohë që fondi limit i tenderit është 791,333 lekë të reja pa TVSH, pra një diferencë prej vetëm 11 mijë lekësh të reja pa TVSH.

Çudia ndodh nëse lexon të dhënat specifike të makinës që kërkohen nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Kështu, mjeti duhet të ketë sedilje dhe timon me ngrohje, ndricimi LED, pilot automatik, ekran dixhital për instrumentat, sistem Start/Stop për fikjen në semafor, sistem elektrik 12V konformë normave të Komunitetit Europian etj. Pra kërkesat janë për një mjet luksoz prodhim I viteve të fundit. Duket sikur mjeti po blihet për nevoja personale të drejtuesëve të institucionit sesa për t shërbyer realisht për të përndjekurit politikë.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?