Erion Isai “bën humor” dhe me “verdhushkat”, i jep 4 miliardë firmës AGI KONS

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.02.2021, 21:27

Humoristi Erion Isai, që për ironi të fatit rezulton të jetë edhe kryetar bashkie i Kolonjës, duket se ka filluar të bëjë humor edhe me paratë e popullit. Edhe ai, ashtu si shokët e tjerë në pushtet, ka filluar të japë tendera të majmë tek “olgarkët” e Rilindjes.

Rasti më i fundit është ai i një tenderi me numër reference REF-81503-12-09-2020 dhe me objekt “Rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë në 14 fshatrat e Kolonjës, Bashkia Kolonjë”. Erion Isai ka shpallur fituese firmën AGI KONS të drejtuar “de facto” nga Gentian Sula për një vlerë prej rreth 4 miliardë të vjetra me TVSH.

Në tender kanë marrë pjesë vetëm 2 firma (bashkime kompanish), ku ndonëse firma tjetër (bashkim firmash) ka ofruar rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se AGI KONS, përsëri kjo nuk është marë në konsideratë. Gjithashtu shikohet se vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, çka bën të lindin dyshime tepër të forta se gara nuk ka qenë aspak reale dhe se fituesi AGI KONS ka qenë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit