Një aksident i rëndë është shënuar së fundmi në fshatin Vidhas të Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë disa qytetarë janë plagosur. Njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë. Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamjet e aksidentit ku shihet se makinat janë dëmtuar shumë ndërsa një qytetar është i shtrirë në rrugë.
Kalimtarët e rastit mundohen t'i japin ndihmën e parë. Ndërkohë një video tjetër tregon sesi një vajzë e re ka ngecur brenda makinës dhe po nxirret nga forcat zjarrfikëse.