JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

 Zinedine Zidane infektohet me koronavirus, mungon në ndeshjen e radhës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/01/2021 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se kjo është java më e keqe për trajnerin francez, Zinedine Zidane. Mësohet se Zidane ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi u zbulua pak para se trajneri të fliste në konferencën e tij të shtypit të së premtes përpara ndeshjes së La Liga Santander kundër Alaves, ku nuk do të marrë pjesë. Asistenti i tij David Bettoni do të marrë drejtimin në ndeshjen e Alaves dhe ndeshjet e ardhshme. Kthimi i Zidane te stoli i madrilenëve do të bazohet në mënyrën se si ai shërohet dhe në protokollet e LaLiga. Ndërkohë kujtojmë se Real Madridi nuk po kalon kohë të mira, kurse tani do të jetë edhe pa trajnerin e tyre në të paktën dy javët e ardhshme.