Aroma e fortë e kanabisit dhe zhurma e ventilatorëve/ Si u pikas 25-vjeçari shqiptar nga policia britanike?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 13:11

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi punonte si roje në një shtëpi bari. Policia britanike ka arrestuar 25-vjeçarin shqiptar Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kanabisi dhe ishte vënë re nga policët e patrullës dhe fqinjët rreth banesës ku po qendronte. Sipas mediave britanike, një efektiv policie kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje duke filluar të kërkonte se nga vinte. Ai e kishte pikasur shtëpinë dhe kishte trokitur, por askush nuk ia kishte hapur derën. Në banesën ku po qendronte 25-vjeçari shqiptar ndihej aroma e kanabisit, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura. Diçka e tillë ishte vënë re edhe nga fqinjët ngjitur të cilët kishin treguar se aty pranë qendronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj. Kur policia hyri brenda shtëpisë së barit dhe arrestoi 25-vjeçarin shqiptar si dhe sekuestroi një numër të madh rrënjesh kanabisi me vlerë tregu 152 000 paund. Në seancën gjyqësore shqiptari kishte thënë se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit