Gruaja pëlqente Sinan Hoxhën, burri Anën/ Plas sherri mes bashkëshortëve në Tiranë, gruaja tenton të vrasë veten

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2021, 01:32

Emisioni Përputhen është një nga më të ndjekurit për momentin në Shqipëri, përfshirë thuajse të gjitha moshat. Shumë familje shqiptare mezi e presin orën kur të fillojë ky program. Por një ngjarje çuditshme raportohet të ketë ndodhur në një familje pikërisht në lidhje me këtë emision. Një çift bashkëshortësh në kryeqytet janë grindur se cilin kanal televiziv të ndiqnin. Gruaja dëshironte të shihte këngëtarin Sinan Hoxha, ndërsa i shoqi kishte shprehur 'simpati' për Anën. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Shrri ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij. Por debati është thelluar më tej kur i shoqi i ka bërë komplimente Anës, dhe kësaj here ka qenë gruaja që ka reaguar. Më pas debati ka agravuar deri në dhunë fizike ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës.

Në këtë moment ka ndërhyrë i ati i gruas për t'i ndarë, por Sajmiri e ka goditur atë, ndërsa e gjitha ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli. Më pas, 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa babë e bijë kanë shkuar në polici për ta denoncuar atë. Ndërkohë mësohet se Sajmir Bakalli është arrestuar tri ditë me parë nga policia dhe ditën e djeshme gjykata mori vendimin “arrest me burg” dhe e akuzoi për dhunë në familje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit