10 vjetori i ngjarjes së 21 janarit ka nxitur debate të shumta në në studiot televizive gjatë mbrëmjes. I tillë ishte edhe një debat mes deputetit socialist Alket Hyseni dhe gazetarit Koloreto Cukali. Të ftuar në "Politikon", debati mes tyre nisi në momentin kur Hyseni i tha gazetarit Cukali se dyshonte nëse ky i fundit kishte dijeni, apo kishte qenë prezent në në protestën e 10 viteve më parë. Kaq mjaftoi dhe Cukali në shenjë proteste hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio.