JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Eriksen drejt largimit, me kë do ta shkëmbejë Interi?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/01/2021 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mundësia e një shkëmbimi që mund të përmbushë të dyja kërkesat ka fituar kuotë gjatë orëve të fundit. Ai me Lukas Torreirën, uruguaianin e Arsenalit (i huazuar tek Atletiko) që pëlqehet nga Antonio Konte, i cili e shikon si alternativën ideale të Marselo Brozoviçit. Përveç që është i hapur për një marrëveshje të përhershme, Interi gjithashtu kuptohet se është i gatshëm ta lerë Eriksen të largohet në huazim për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë, pas suksesit kundër Juventusit në kampionat, Interi po përgatit ndeshjen ndaj Udinezes, që mbyll fazën e parë.

Sipas Tuttosport, Antonio Conte i ka kërkuar hierarkisë së Interit që të nënshkruajë një mesfushor mbrojtës këtë muaj dhe Torreira po merret në konsideratë.