E mbijetuara e vetme nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, kush do kujdeset për vajzën 3-vjeçare?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.01.2021, 21:27

Një aksident fatal u regjistrua para disa ditësh në Rubik, në Rrugën e Kombit si pasojë e të cilit u shua familja Avdija nga Kosova. Shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar i keyrefamiljarit Blerim Avdiaj i cili drejtonte një automjet tip "Citroen". Nga aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj 50 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe, Medine Avdiaj 5 vjeç dhe Klejdi Koçi 11 vjeç. Ndërkohë nga ky aksident mbeti e plagosur rëndë vajza 3-vjeçare Voleta Avdiaj. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Trauma në Tiranë, jastë rrezikut për jetën.

Por një "mosmarrëveshje" duket se ka lindur mes dy familjeve për kujdestarinë e vajzës. Familjarët e Blerim Avdiajt thanë për "Shqipëria Live" se duan që vajzën e vogël ta marrin në Zvicër. Por sipas tyre, familjarët e Anjezës nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Një e afërme e Blerimit tha:

Nuk kemi pasur asnjëherë probleme me familjarët e Anjezës. Me Blerimin kam folur me të një ditë para ngjarjes. Ai ka folur më një shok të tij dhe i ka thënë se çdo gjë është mirë.

Ndërkohë vajza e Blerimit nga martesa e parë e tij, tha:

Na jemi 3 motra e dy vëllezër. Kemi humbur nënën e babanë. Kemi ngelur vetëm. Ajo është gjaku im, krejt gëzimi jonë. Kemi pas kontakt me familjen e Anjezës, por nuk shkojmë dot ta shohim. Ajo është e sëmurë, ka thyer këmbën. Ne po presin që ajo të shërohet. Nuk na lejojnë. Ajo është e vogël dhe nuk e kupton se çfarë ka ndodhur e po ndodh. Kur ajo të bëhet sa më mirë, ne duam që të ikim që ta marrim. Por nuk mund të shkojmë që tani.

Nga ana tjetër kunati i Blerimit ndërhyri duke thënë, se ishin të kënaqur që nga aksidenti tragjik arriti të shpëtonte vajza 3-vjeçare.

Ai tha:

Ne dëshirojmë që ta marrim sa më shpejt e që të shërohet në Zvicër. Të dielën u bë varrimi i tyre, por në atë moment kemi patur probleme me mikun e mikut. Me një mik të prindërve të Anjezës. Ai na bëri diçka të keqe dhe na tha se nuk mund ta marrim vajzën në Zvicër, por do të qëndrojnë në Shqipëri. Ata donin të kapeshin me ne, nuk e gjetëm një gjuhë të përbashkët me ta. Ama vajza i ka 3 motra e dy vëllezër nga martesa e parë e Blerimit. Ajo ka nënshtetësi zvicerane.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit