Pas një pauze në emision është rikthyer Ledjana e cila u largua nga “PërPuthen” me argumentin se nuk përballonte kritikat që vinin nga jashtë dhe jo vetëm. Kujtojmë se Ledjana akuzoi produksionin se po ja fuste pas shpine me publikimin e një momenti të takimit me Mevlanin ku shihej duke e përqafuar. Kjo deklaratë solli reagime në studio, ndërsa Ledjana vendosi të ikte për ca kohë nga programi. Ajo është rikthyer gjatë ditës s së sotme dhe ka deklaruar se këto momente pauze e kanë ndihmuar të reflektojë më shumë për situatat e ndodhura. Ndër të tjera, Ledjana thekson se nuk e ka ndjekur programin gjatë pauzës dhe ka zgjedhur të qetësohet. Po ashtu ajo deklaroi se nuk ka qenë produksioni ai që ka kërkuar largimin e saj por vetë ajo.