JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Manuel Neuer i Bayern Munchen barazon rekordin e mbajtur nga legjenda Oliver Kahn
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/01/2021 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar Bayern Munchen ia arriti të fitonte ndaj Augsburg në javën e 17 të Bundesliga me rezultatin 0-1 në një ndeshje të vështirë dhe delikate gjatë gjithë 90 minutave të kohës së rregullt. Përveç fitores së bavarezëve, kjo ndeshje shënoi një moment historik dhe të veçantë edhe për portierin Manuel Neuer. Me rezultatin e tij të pastër në Bundesliga, portieri i Bayern barazoi rekordin e ish-portierit Oliver Kahn për më shumë ndeshje pa pësuar gol. Por Neuer kishte nevojë vetëm për 422 ndeshje për ta arritur këtë rezultat , ndërsa Kahn iu deshën plot 557 ndeshje. Ish portieri Khan kishte arritur të mbante portën e pastër, pa asnjë gol në 196 ndeshje, por mbrëmjen e kaluar u barazua nga Neuer, që do ketë mundësi t’ia thyejë rekordin dhe të bëhet portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Bundesligas dhe Bayern Munchen.