Pasi nuk ka bërë asnjë hap për të vënë drejtësi dhe pasi i kujton ata vetëm në 21 Janar, Edi Rama ka shpallur sot Dëshmorë të Atdheut katër protestuesit që u vranë më 21 Janar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fjalimi që po mbahet në kryeministri për protestën në 21 Janar 2011.
Në vend që të kërkojë me ngulm drejtësi për të vrarët, Rama përpiqet të bëjë propagandë me jetët e humbura. Vetëm kështu mendon se po fiton pikë si kryeministër. Pra ditën e sotme, Rama i ka dhënë familjarëve të viktimave vetëm statusin si "familjarët e dëshmorit", por nuk i ka dhënë atë që ata kërkojnë prej 10 vitesh, drejtësinë.